Bashkëshortja e Presidentit u përfshi në shënimin e 30-vjetorit të fushatës globale kundër dhunës së bazuar në gjini

23 Shtator 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot në Nju-Jork mori pjesë në evenimentin me rastin e 30-vjetorit të fushatës globale 16-ditore kundër dhunës së bazuar në gjini, që po mbahet në margjinat e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nikoqir i evenimentit janë Qendra për Lidership Global të Grave dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).

Në këtë eveniment u diskutuan rezultatet e fushatës në tri dekadat e kaluara në lidhje me përparimin e agjendave nacionale dhe globale për eliminimin e dhunës së bazuar në gjini. Një fokus i veçantë në këtë eveniment ishte vënë edhe në zgjerimin e mëtejshëm të fushatës me pyetjen për formën më ekstreme të dhunës mbi gratë – femicide, përkatësisht vrasje të grave në bazë të gjinisë.

Znj. Gjorgievska theksoi se në tri dekadat e kaluara Maqedonia e Veriut arriti një përparim të theksuar në luftën kundër dhunës së bazuar në gjini. Janë bërë ndryshime të theksuara në kornizat ligjore, ka investuar theksueshëm në përforcimin e institucioneve, si dhe zmadhimin e vetëdijes publike mbi dhunën e bazuar në gjini. Duke pasur parasysh se vendi e miratoi Konventën e Stambollit, në vijim janë proceset për operacionalizimin e konventës nëpërmjet ndryshimeve të legjislacionit nacional dhe harmonizimin e tij me këtë Konventë.

Me zgjidhjet e reja ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna gjinore dhe dhuna familjare janë paraparë dispozita të cilat mundësojnë mbrojtje specifike për gratë viktima të formave të ndryshme të dhunës, nëpërmjet vendosjes së shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të drejtuar kah përparimit të sistemit për mbështetje të viktimave.

Mandej, znj. Gjorgievka theksoi se nevojitet të vazhdohet bashkëpunimi i suksesshëm me agjencitë e OKB-së, institucionet publike, sektorin qytetar, mediat dhe aktivitetet, bashkëpunim i cili sjell përfitime për ngritjen e vetëdijes publike dhe për ballafaqimin me dhunën e bazuar në gjini.

Gjithashtu, ajo e përmendin edhe rëndësisë e pavarësisë ekonomike e cila u mundëson grave të jenë të sigurta që të largohen nga shtëpitë e pasigurta dhe të kërkojnë drejtësi, edukim të rinjve në lidhje me barazinë gjinore dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Është e domosdoshme edhe empatia, sepse askush prej nesh nuk duhet të jetë dëshmitar i heshtur i dhunës. Znj. Gjorgievska tha se të gjithë duhet të dëshmojmë empati për viktimat e dhunës të bazuar në gjini dhe t’i ndihmojmë që të riintegrohen në shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit