Biografi

Bashkëshortja e Presidentit

Elizabeta Gjorgievska, Pedagog i brëndshëm në Fakultetin e Stomatologjisë dhe Shef i Departamentit të Fëmijëve dhe Stomatologjisë Preventive në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”- Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ajo është MSc dhe specialiste në stomatologji pediatrike dhe parandaluese që nga viti 2002, dhe që nga viti 2006 ajo është Doktor Shkencësh. Ajo ka kryer disa vizita kërkimore në universiteteve në Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe SHBA dhe ka punuar gjithashtu në disa projekte ndërkombëtare kërkimore.

Ka botuar më shumë se 90 publikime shkencore. Ajo ishte anëtare e komiteteve organizative dhe shkencore në disa simpoziume dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbajtur ligjërata dhe punëtori në konferencat shkencore në Maqedoninë së Veriut dhe jashtë vendit. Ajo është autor i 2 dhe bashkëautor i 3 monografive. Në periudhën 2010-2014 ajo ishte kryetar i Shoqatës Maqedonasë për Fëmijë dhe Stomatologji Parandaluese. Ajo është anëtare e MDA, FDI, IAPD, UKSB dhe profesor vizitor në Universitetin e Kolumbias, Nju Jork, SHBA.