Presidenti Stevo Pendarovski sot, në suazat e vizitës së punës në Belgjikë, kishte audiencë te Mbreti i belgëve, Filip.
Presidenti Pendarovski dhe Mbreti Filip shprehën kënaqësinë nga zhvillimi marrëdhënieve midis dy vendeve që karakterizohen nga miqësia e fortë dhe e sinqertë, të bazuara në respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Në prag të festimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike u theksua interesi për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Presidenti Pendarovski në bisedën me Mbretin e belgëve Filip shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm të hapur dhe konstruktiv, si dhe për mbështetjen e procesit të integrimit maqedonas në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim u theksua edhe aleanca në suazat e NATO-s si vlerë e shtuar ndaj veprimit të përbashkët në ndërtimin e Evropës më stabile dhe më të sigurt.