Presidenti Pendarovski në Athinë e vizitoi muzeun “Benaki”

6 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës zyrtare në Republikën Helene sot e vizitoi muzeun “Benaki”.

Gjatë vizitës në muzeun “Benaki” Presidenti Pendarovski e vizitoi arkivin e një prej arkitektëve më të rëndësishëm grekë dhe botërorë, Konstantinos Doksiadis. Doksiadis ka marrë pjesë në krijimin e planit themelor urbanistik për rikonstruksionin e Shkupit, pas tërmetit katastrofal në vitin 1963. Në këtë muze, Presidenti Pendarovski kishte mundësi të shohë edhe fotografi të vjetra të Shkupit të rrënuar të cilat Doksiadis i ka bërë në qytet. Gjithashtu, në muze është ekspozuar edhe fletë falënderimi të cilën qyteti Shkup ia ka dhënë Konstantinos Doksiadis për kontributin e tij në rinovimin e qytetit.

Me këtë përfundon edhe vizita zyrtare e Presidentit Stevo Pendarovski në Republikën Helene e cila është vizita e parë në këtë vend në nivel presidencial që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut deri më sot.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...