Presidenti Pendarovski i vizitoi ekspozitat MAKINOVA e 44-t dhe EKONOVA e 21 në Berovë

11 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Ekspozitën e 44-t ndërkombëtare për inovacione, gjetje, patenta, dizajn, ide, artikuj dhe teknologji të reja, marka tregtare, projekte hulumtuese dhe krijimtari rinore – MAKINOVA 2023 dhe Ekspozitën e 21 ndërkombëtare për inovacione – EKONOVA 2023, që nën mbështetjen e tij u mbajt këtë fundjavë në Berovë.

Në këtë eveniment, të organizuar nga Lidhja e zbuluesve dhe autorëve të përparimeve teknike e Maqedonisë (SPATUM) dhe Teknika popullore e Maqedonisë, Presidenti Pendarovski i pa inovacionet e ekspozuara, duke vlerësuar se këto vepra dëshmojnë për kreativitetin, njohurinë, shkathtësinë dhe punën e mundimshme dhe kreative të pjesëmarrësve.

Presidenti Pendarovski theksoi se ky eveniment është mundësi e përkryer për promovim dhe afirmim të ideve kreative, si dhe për krijimin e kontakteve me personat afaristë të interesuar për investim, prodhim dhe plasman të zgjidhjeve përkatëse inovative në treg. Bëri apel që të vlerësohet dhe shfrytëzohet si duhet potenciali dhe kreativiteti i talenteve të reja dhe të punohet në sigurimin e kushteve të mëtejshme për përsosje dhe zhvillim të tyre.

Në suazat e këtij manifestimi, Presidenti Pendarovski ua dha mirënjohjet pjesëmarrësve të shpërblyer në të dy ekspozitat.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit