Urimi i Presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

7 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, i dërgoi urim Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovskit.

I nderuar zoti President,

Në emër të popullit amerikan, e uroj Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Duke e shënuar këtë festë, ne gjithashtu e shënojmë edhe 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e ngushtë midis dy popujve tanë. Vendet tona i bashkojnë lidhjet familjare dhe historike, si dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe përkushtimi ndaj të drejtave të njeriut. Partneriteti ynë do të vazhdojë t’u shërbejë popujve tanë në vitet që do të vinë.

Me krenari e përshëndetëm Maqedoninë e Veriut si aleaten e 30-të të NATO-s vitin e kaluar, duke pranuar se vendi Juaj dha kontribut jetësor në sigurimin dhe stabilitetin e rajonit para se ai t’i bashkëngjitet Aleancës. Ju faleminderit që këtë vit ishit nikoqir i stërvitjes multinacionale “Goditje vendimtare 21” në Qendrën për stërvitje ushtarake “Krivollak” dhe që i dëshmuat përsëri kapacitetet udhëheqëse dhe përgatitjen e Maqedonisë së Veriut.

Siç vazhdon të përparojë vendi Juaj – zmadhimi i prosperiteti për të gjithë qytetarët Tuaj, përmirësimi i sundimit të të drejtës, përforcimi i institucioneve Tuaja demokratike – SHBA-ja mbetet mbështetësi Juaj i fuqishëm dhe i palëkundur.

Pres me padurim të bashkëpunojmë me Maqedoninë e Veriut në rrugën e zbatimit të reformave të cilat do ta sigurojnë të ardhmen evropiane të vendit Tuaj, duke përfshirë dhe hyrjen në Bashkimin Evropian.

Ju uroj Dita e Pavarësisë qoftë e lumtur dhe e sigurt dhe Ju falënderoj për miqësinë Tuaj shumëvjeçare.

Me respekt,
Xhozef R. Bajden – Junior

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...