Presidenti Stevo Pendarovski sot pati takime bilaterale me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriun dhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në margjinat e mbajtjes së takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni i cili po mbahet në Shkup.
Në Takimin me Presidenten kosovare, Vjosa Osmani Sadriu u shpreh kënaqësia nga niveli i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve të cilat janë miqësore, dinamike dhe bazohen në respektimin e ndërsjellë. U konstatua se përparimi i marrëdhënieve të mira miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të kontribuojnë mbi përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit. Bashkëfolësit e riafirmuan interesin për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, sidomos në atë ekonomike dhe u angazhuan për kontribut aktiv që të kemi një rajon të zhvilluar nga ana infrastrukturore, ekonomike dhe me prosperitet.
Në takimin me Presidentin shqiptar Bajram Begaj u shpreh kënaqësia nga dialogu i vazhdueshëm politik he zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve dhe u shpreh pritja për përforcim të bashkëpunimit në fushat e interesit të ndërsjellë. U tha se si aleatë në NATO, të dy shtetet janë të gatshme ta pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të një kontributi më aktiv mbi sigurinë në rajon dhe më gjerë. Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku vlerësuan se përshpejtimi i këtyre proceseve do të reflektohet pozitivisht mbi të gjithë rajonin dhe është investim gjeostrategjik në Bashkimin stabil dhe me prosperitet.