Takime bilaterale të Presidentit Pendarovski në Forumin ekonomik botëror në Davos

24 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror në Davos, sot kishte takime të shkurtra me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez, me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, me Princin Alojz të Lihtenshtajnit, si dhe me politikanin amerikan dhe ish-zëvendëspresidentin amerikan, Al Gor.

Presidenti Pendarovski në takimin me kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez e falënderoi për mbështetjen parimore të Spanjës për integrimet maqedonase dhe shprehu përgatitjen për nxitjen e mëtejshme dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.  Në bisedime u tha se politika e zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë me patjetër në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin me kryeministrin kosovar Albin Kurti u riafirmuan përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për thellimin e komunikimit bilateral dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinje, si dhe të miqësisë dhe afërsisë së qytetarëve nga të dy vendet.

Në takimin me Princin Alojz nga Lihtenshtajni u bisedua për marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Lihtenshtajnit, për bashkëpunimin multilateral, si dhe për ngjarjet aktuale në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.   Në kontekstin e masave të cilat po ndërmerren për lehtësimin dhe ballafaqimin me pasojat ekonomike nga agresioni rus, Presidenti Pendarovski dhe Princi Alojz, shkëmbyen mendime dhe mbi ngjarjet aktuale dhe efektet mbi ekonomitë në Asociacionin Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku Lihtenshtajni është vend anëtar.

Në takimin me politikanin amerikan dhe ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Al Gor, janë shkëmbyer mendime për politikën e jashtme të SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut nëpër prizmin e ngjarjeve aktuale në Evropë dhe në Botë, si dhe për nevojën për intensifikim të marrëdhënieve transatlantike. Presidenti Pendarovski tha se mbështetja dhe ndihma e SHBA-së si aleatë në NATO dhe partner strategjik i vendit tonë, janë me rëndësi kyçe për stabilitetin, sigurinë dhe përforcimin e proceseve demokratike në rajon.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....