Biljana Blazheska

Biljana Blazheska

Adjutante e Presidentit

е-mail: [email protected] 

telefon: +389 2 3253 106

Biografia

Kolonelja Biljana Blazheska është adjutante e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga gushti i vitit 2019.

Ajo ka hyrë në shërbim në Armatë në vitin 2001 pas përfundimit të aftësimit profesional dhe përsosjes profesionale të oficerëve për shërbime për nevojat e Ushtrisë tokësore të Armatës. Gjatë karrierës së vet ka kryer disa obligime duke nisur nga togere, komandante e togës në “Qendrën logjistike arsimore”, kazerma “Gjorçe Petrov”, Shkup, kurse në vitin 2004 ka përparuar me titullin kapiten dhe do të vendoset në detyrën e komandantit të çetës në kazermën në Veles. Në vitin 2006 karrierën e vet e vazhdon si oficere shtabi në fushën e logjistikës në pjesën e menaxhimit të resurseve materiale në Komandën për mbështetje logjistike, 2006-2010 dhe në J-4 në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, 2010-2012. Në periudhën 2012-2017 e kryen detyrën e Shefit të njësisë për furnizim në Brigadën për mbështetje logjistike, Shkup, kurse në periudhën 2017-2019 është vendosur në J-4 në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës si oficere për menaxhim të resurseve materiale.

Ka përfunduar specializimin për obligime të komandës dhe shtabit në Akademinë Ushtarake, Shkup në vitin 2013.

Nga qershori i vitit 2018 deri në janar të vitit 2019 ka marrë pjesë në misionin “Mbështetje e vendosur” në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë në kryeqytetin  Kabull (KOSA-GG), Afganistan, si oficere për këshillim dhe zhvillim të Forcave Afganistanase Nacionale të Sigurimit si dhe shefe e J-4 në KOSA-GG.

Ka punuar në projekte mbi zhvillimin dhe përparimin e pajisjes së Armatës, për përparimin e menaxhimit me materialet dhe akuizicionit në mbrojtje, në procesin e furnizimeve, si dhe në përparimin e mbështetjes logjistike të njësive si në gjendje lufte ashtu edhe në gjendje paqeje, dhe gjatë dërgimit në misione jashtë vendit. Ka përfunduar shumë kurse të ndryshme dhe ka marrë pjesë në shumë ushtrime nacionale dhe ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit.  

Për kontributin e saj në punë, në vitin 2019, i është dhënë simboli i artë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka marrë medalje për pjesëmarrje në misionin paqësor “Mbështetje e vendosur”.