
Mr. Biljana Micevska-Josifovska
Shefe protokolli
e-mail: [email protected]
telefon: +389 75 222 999
Biografia
Mr. Biljana Micevska-Josifovska iu bashkëngjit Kabinetit të Presidentit pas përvojës së punës në Ministrinë e Drejtësisë ku ka punuar si shefe e Kabinetit të ministres dr. Renata Deskoska.
Ka diplomuar në Institutin për Studime Politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, kurse ka magjistruar në degën e Studimeve Evropiane për Integrim dhe Komunikim mbi temën “Standarde evropiane dhe përgjegjësia për shpifje dhe fyerje në Republikën e Maqedonisë”, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup.
Para angazhimit në Ministrinë e Drejtësisë ka punuar në kabinetet e presidentëve të mëparshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Branko Cërvenkovski dhe dr. Gjorgje Ivanov.
Ka marrë pjesë në komitetin e punës të nivelit teknik për integrimet në NATO dhe ekipin negociues për integrime në BE – Kapitulli 23.
Micevska-Joifovska është ligjërues ad hok në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev”.
Flet rrjedhshëm anglisht dhe gjermanisht.