Biljana Radeva

Biljana Radeva

Zëvendëssekretar i përgjithshëm, Zëdhënëse

е-mail: [email protected]

telefon: +389 76 45 55 45

Biografia

Biljana Radeva iu bashkëngjit Kabinetit të Presidentit, pas pothuajse tetë vjet përvojë si udhëheqës e ekipit të komunikimeve dhe diplomacisë digjitale në Ambasadën e Britanisë në Shkup, ku ka bashkëpunuar me gazetarë, media dhe organizata mediatike, sektorin civil, institucionet nacionale dhe organizatat ndërkombëtare.

Ka përpiluar dhe zbatuar strategji dhe plane për komunikim, strategji për komunikimet digjitale dhe ka përvojë mbi zhvillimin e mediave sociale, monitorim të mediave, analitikë, lobim, menaxhment organizativ, përpilimin dhe zbatimin e planeve të komunikimit për vizitat në nivel të lartë.

Ka qenë trajnuese në disa trajnime dhe punëtori dhe ligjëruese për komunikimet, marrëdhëniet me publikun, mesazhet kryesore, shkrimin e fjalimeve të diplomacisë digjitale. Ka punuar mbi temat: liria e mediave dhe lira e shprehjes së të drejtave LGBT-së, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja.

Për punën e saj është shpërblyer disa herë nga Ministria e Punës së Jashtme dhe Komonuelthi i Mbretërisë së Bashkuar.

Para punës në  Ambasadën e Britanisë ka punuar pesë vjet në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shefe kabineti, analiste e politikave të mbrojtjes, trajnuese për komunikime dhe specialiste për kontroll të shkathtësive në gjuhën angleze, duke implementuar standardin e NATO-s STANAG 6001. Fillimet e saj profesionale janë në Këshillin Euroatlantik të Maqedonisë, ku ka punuar si menaxhere e programit, dhe më vonë si sekretar i përgjithshëm.

Ka diplomuar Gjuhë dhe letërsi angleze dhe Studime britanike të kulturës në Fakultetin Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup, kurse ka mbrojtur magjistraturën në Katedrën e Përkthim-Interpretimit mbi temën: “Interpretimin e kulturave: Shkathtësitë interkulturore të interpretuesve”.