Bisedë me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë

24 Korrik 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi video-bisedë me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione lidhur me zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski e informoi përfaqësuesin e lartë Llajçak mbi gjendjen aktuale në vend dhe mbi zbatimin e procesit të zgjedhjeve.

Në prag të ripërtëritjes së dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, Presidenti Pendarovski e theksoi qëndrimin se kontributi i Bashkimit Evropian është më se i nevojshëm me qëllim që të gjendet zgjidhje e pranueshme, e cila do të përforcojë stabilitetin rajonal dhe në këtë drejtim e përshëndeti rëndësinë e misionit që e ka përfaqësuesi i posaçëm Llajçak.

Bashkëbiseduesit ranë dakord të kenë komunikim dhe shkëmbim të rregullt të informacioneve me interes të përbashkët në periudhën që vijon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit