Bisedë me përfaqësuesit e Armatës të vendosur në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse

30 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski sot, nëpërmjet video-lidhjes, bisedoi me përfaqësuesit e Armatës, të vendosur në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse “Mbështetje vendimtare” në Afganistan, KFOR në Kosovë, Altea në Bosnjë dhe Hercegovinë, EUTM-RCA në Republikën e Afrikës Qendrore dhe UNIFIL në Liban.

Në këtë bisedë, përfaqësuesit e misioneve e informuan Presidentin Pendarovski mbi mënyrën e kryerjes së obligimeve të tyre dhe për aktivitetet vijuese. Të gjithë individualisht theksuan se janë në gjendje të mirë shëndetësore, të motivuar dhe se janë pranuar shumë mirë, si nga komandantët e misioneve ashtu edhe nga kolegët e tyre nga vendet e tjera pjesëmarrëse në këto misione.

Presidenti Pendarovski theksoi se me kryerjen profesionale të detyrave të veta, paqeruajtësit tanë japin një kontribut të rëndësishëm në sistemin kolektiv të sigurisë. Në këtë bisedë Presidenti dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Pendarovski theksoi se viti 2020 kishte rëndësi për Armatën, me anëtarësimin plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, akt që është mirënjohje për atë që është punuar në mbrojtje, duke përfshirë edhe kontributin në operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse në vitet e kaluar.

Duke u uruar shëndet të mirë në vitin e ri 2021, Presidenti Pendarovski përfaqësuesve të Armatës të vendosur në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse u uroi përfundim me sukses të detyrave dhe kthim të sigurt në shtëpi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...