Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë

21 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë bisedës të dy biseduesit shkëmbyen edhe informacione në lidhje me gjendjet aktuale politike në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si edhe për ndihmën të cilën Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare ua japin vendeve nga rajoni në luftën kundër pandemisë së Kovid-19.

Presidenti Pendarovski konstatoi se me emërimin e përfaqësuesit special, Bashkimi Evropian, pas vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dërgon një sinjal tjetër pozitiv se rajoni është në prioritetet e Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për misionin e përfaqësuesit special Llajçak dhe theksoi se kontributi i Bashkimit Evropian është shumë i nevojshëm me qëllim që të gjejnë zgjidhje të pranueshme në suazat e dialogut Beograd-Prishtinë.

Në fund, duke ia uruar emërimin në këtë pozitë të përgjegjshme, Presidenti Pendarovski i uroi përfaqësuesit special Llajçak suksese në punë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...