Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Papa Françeskun

29 Maj 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Kreun e Kishës Katolike, Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun.

Duke e falënderuar për mundësinë e realizimit të bisedës telefonike me Papa Françeskun, Presidenti Pendarovski shprehu keqardhjen që për shkak të pandemisë kovid-19 nuk u realizua vizita e tij në Vatikan me rastin e kremtimit të 24 Majit, Ditës së Iluministëve Pansllavë Shën. Kirili dhe Metodij dhe nuk u realizua takim me Shenjtërinë e Tij.

Në këtë bisedë telefonike janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e tërësishme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë miqësore dhe bazohen në lidhjet e rëndësishme historike, traditat dhe vlerat e përbashkëta shpirtërore dhe kulturore.

Duke e theksuar rëndësinë historike të vizitës së vitit të kaluar të Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski e theksoi interesin e shtetit tonë për thellimin e lidhjeve me Selinë e Shenjtë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Në këtë kontekst Presidenti Pendarovski e theksoi kontributin e bashkësisë katolike në Maqedoninë e Veriut si në ndërtimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë ashtu edhe në marrëdhëniet e tërësishme ndërfetare në vend.

Përveç të tjerash, të dy bashkëfolësit shkëmbyen informacione mbi gjendjen aktuale lidhur me pandeminë e kovid-19. Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohjen për rolin e Papa Françeskut në inkurajimin e njerëzve dhe kombeve dhe nxitjen e solidaritetit si një element kryesor në luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe pasojave të saj.

Presidenti Pendarovski e theksoi edhe kontributin e madh të Shenjtërisë së Tij mbi çështjet globale që na prekin të gjithë, siç janë paqja, lufta kundër varfërisë, sjellja humane me emigrantët dhe refugjatët, ndryshimet klimatike dhe mjedisi jetësor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....