Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmajer

3 Nëntor 2020 | Kumtesat

Sot, Presidenti Stevo Pendarovski zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi nga dialogu intensiv politik midis dy vendeve dhe falënderoi Presidentin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin tonë evropian, sepse çështja e zgjerimit të BE-së është një nga përparësitë e kryesimit gjerman.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski tregoi se pret që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Fillimi i negociatave do të jetë një motiv plotësues për vendin dhe një nxitje për zbatimin e mëtejshëm të reformave thelbësore të domosdoshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit socio-ekonomik.

Presidenti federal Shtajnmajer theksoi se pas bisedimeve konstruktive midis përfaqësuesve të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dje në Berlin, ai shpreson që brenda  kryesimit gjerman, deri në fund të vitit, do të fillojnë zyrtarisht negociatat e BE-së me vendin tonë. Ai theksoi se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane.

Të dy presidentët konstatuan se çështjet e historisë duhet të vazhdojnë të diskutohen midis ekspertëve brenda Komisionit të Përbashkët për çështjet historike dhe arsimore. Për më tepër, përvoja pozitive e Gjermanisë në këtë fushë u theksua dhe u ofrua mbështetje për punën e komisionit.

Presidentët Pendarovski dhe Shtajnmajer dënuan sulmin terrorist në Vjenë dhe vlerësuan se ishte sulm ndaj vlerave të përbashkëta evropiane në të cilat ne besojmë. Ata gjithashtu ranë dakord se është i nevojshëm bashkëpunim i fuqishëm i sigurisë për të parandaluar dhe ballafaquar me kërcënimet terroriste.

Presidentët diskutuan gjithashtu edhe situatën në të dy vendet me ballafaqimin e pandemisë me KOVID-19, me ç’rast Presidenti Pendarovski u falënderua për ndihmën e përgjithshme gjermane për vendin tonë në ballafaqimin e pandemisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....