Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Presidentin izraelit Hercog

10 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Shtetit Izrael, Isak Hercog.

Presidenti Hercog, në emrin tij personal dhe në emrin e qytetarëve të Shtetit Izrael dërguan ngushëllimet më të thella për familjet e të vdekurve në zjarrin në spitalin modular dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht, në këtë bisedë telefonike presidenti izraelit e uroi Presidentin Pendarovski dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, duke konstatuar se Maqedonia e Veriut deri më sot kaloi një rrugë të vështirë.

Si dy vende tradicionalisht miqësore, Izraeli do të vazhdojë t’i përparojë marrëdhëniet bilaterale dhe do ta mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Presidenti Isak Hercog në bisedën telefonike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit