Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Presidentit e Austrisë, Van der Belen

17 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, realizoi bisedë telefonike me presidentit aleat të Republikës së Austrisë, Aleksandër Van der Belen.

Gjatë bisedës u shkëmbyen informacione mbi gjendjen në të dy shtetet, në kontekstin e ballafaqimit me pasojat e përhapjes së Kovid-19.

Presidenti Pendarovski e informoi Presidentin e Austrisë mbi masat që po i ndërmarrin pushtetet shtetërore në ballafaqimin me pandeminë, duke përfshirë edhe vendimin për shpalljen përsëri të gjendjes së jashtëzakonshme në 30 ditët në vijim.
Gjatë bisedës Presidenti Van der Belen foli mbi një pjesë të masave dhe përvojave austriake, të cilat shteti po i ndërmerr në ballafaqimin me përhapjen e Kovid-19.

Duke shprehu falënderim për ndihmën që një pjesë e kompanive me kapital dominues austriak në vend e dhanë për ballafaqimin me pasojat e pandemisë, si dhe ndihmën e deritanishme në nivel të Bashkimit Evropian dhe solidaritetin e demonstruar ndaj shtetit, Presidenti Pendarovski gjatë bisedës me presidentin austriak Van der Belen e theksoi nevojën për ndihmë gjithëpërfshirëse nga Bashkimi Evropian për shtetet e rajonit, për ballafaqimin me pasojat e përhapjes së Kovid-19 në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Presidenti Pendarovski e falënderoi edhe për mbështetjen e qartë të Austrisë për aspirimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe theksoi se vendimi i para pak kohëve për fillim të negociatave aderuese për anëtarësim është mirënjohje e merituar për përpjekjet e bëra nga shteti në periudhën e kaluar. Presidenti Pendarovski shprehu pritjet që, në këto rrethana të jashtëzakonshme, Bashkimi Evropian të gjejë modalitete për lëvizje përpara të procesit integrues.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...