Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Italisë, Serxho Matarela.
Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e vet personal, u shprehu ngushëllime Presidentit Matarela dhe qytetarëve të Republikës së Italisë për numrin e madh të personave që kanë ndërruar jetë dhe shprehu solidaritet me shtetin, i cili është midis shteteve të goditura më rëndë nga pandemia e kovid-19.
Të dy presidentë shkëmbyen informacione mbi gjendjen në të dy shtetet në kontekstin e ballafaqimit me pasojat e pandemisë.
Presidenti Pendarovski e njohu Presidentin Matarela me masat dhe aktivitetet që pushtetet shtetërore po i ndërmarrin në ballafaqimin me krizën.
Në bisedën telefonike Presidenti Pendarovski theksoi domosdoshmërinë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse evropiane për ballafaqimin me pasojat e krizës, e cila, përveç parandalimit të përhapjes së virusit dhe sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtës, duhet të orientohet edhe kah mbështetjes së ekonomisë, biznesit dhe ruajtjes së vendeve të punës së qytetarëve.
Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, shtetet evropiane do të arrijnë t’i tejkalojnë pasojat e shkaktuara nga përhapja e kovid-19.
Presidenti Matarela dërgoi urime me rastin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për vendimin për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski në bisedën telefonike e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për aspirimet evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.