Bisera Spasevska

Këshilltare për çështje ekonomike

e-mail: [email protected]  

telefon: +389 70 209 557

Biografia 

Bisera Spasevska është pjesë e Kabinetit të Presidentit nga gushti i vitit 2019, pas një angazhimi disavjeçar në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka qenë këshilltare e ministrit të financave në fushën e financave ndërkombëtare, bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare dhe ndjekjen e realizimit të fondeve IPA të Bashkimit Evropian. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për Subvencionim të Kredisë Banesore dhe anëtare e këshillit projektues të projektit për përmirësim të qeverisjes komunale në Zyrën për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shkup, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe me Ministrinë e Financave.  

Në përvojën e saj të mëparshme të punës hyn edhe angazhimi në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në fushën e fondeve IPA, si bashkëpunëtore për ndjekjen e portofolit të projektit në këtë ministri.  

Ajo ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”.

Si pjesë e arsimit joformal ka marrë pjesë në trajnime të shumta, posedon certifikatën “PRINCE 2–  Practitioner, kurse në gusht të vitit 2019 ka qenë pjesë e programit amerikan për liderë të rinj nga vende të ndryshme (IVLP).