Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Forumin botëror ekonomik në Davos, u takua me Toni Blerin, ish-kryeministrin britanik dhe kryesuesin ekzekutiv të Institutit për ndryshime globale.
Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të institutit, në drejtim të ndërtimit të shoqërive të hapura, inkluzive dhe me prosperitet, si dhe mbi mbështetjen për zhvillim teknologjik të vendeve të cilat kanë ambicie të jenë konkurruese dhe të jenë në hap me vendet e përparuara teknologjike.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime edhe mbi aktivitetet e deritanishme të institutit në Maqedoninë e Veriut, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Në këtë takim të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në rajonin më të gjerë.