
Blerim Kolalli
Këshilltar i veçantë për sigurinë nacionale
е-mail: [email protected]
telefon: +389 2 3253 120
Biografia
Blerim Kolalli iu bashkëngjit Kabinetit të Presidentit pas thuajse njëzet vjet punë në Zyrën e Lidhjeve të NATO-s në Shkup, ku punonte si këshilltar politik.
Gjatë punës së tij për NATO-n është përfshirë në të gjitha proceset e sigurisë, mbrojtjes dhe diplomacisë, t cilat pas shumë vitesh rezultuan me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në korrik të vitit 2018. Ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet kompetente në vend dhe të Aleancës, që janë angazhuar për integrimin në NATO, si pjesë e ekipit të Zyrës së Lidhjeve të NATO-s në Shkup. Për punën e tij është shpërblyer nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Para angazhimit në NATO, ka punuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, si bashkëpunëtor i çështjeve politike, në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup dhe në hulumtime dhe programe për organizatat joqeveritare.
Kolalli ka diplomuar në Institutin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, kurse ka mbaruar studimet e magjistraturës për Marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetit e Evropës Qendrore në Budapest.