Takimi i Presidentit Pendarovski me Entoni Blinken, sekrtarin shtetëror të SHBA-së

30 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në margjinat e Samitit të NATO-s pati takim të shkurtër me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspirimet evropiane maqedonase, si dhe ndihmën në fusha konkrete, duke përfshirë edhe demokracinë, sundimin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në këtë takim janë riafirmuar marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa u vlerësua se fillimi i Dialogut strategjik këtë muaj është hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe në zbatimin konkret të Partneritetit strategjik.

Në lidhje me sigurinë e kontinentit evropian, si dhe ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën dhe stabilitetin e kontinentit evropian, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme për ndarjen e sfidave si vend anëtar i plotfuqishëm i NATO-s. Ai tha se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të kontribuojë mbi sigurinë e Evropës dhe NATO-s në tërësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...