Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mari

28 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjëlindëses Mari, i uroi të gjithë besimtarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë të fesë ortodokse,
më lejoni t’jua uroj festën e madhe të krishterë, Fjetja e Hyjëlindëses Mari.

Ju uroj nga zemra festën kushtuar Hyjëlindëses Mari ta kaloni në shëndet të mirë, të mbushur me gëzim dhe lumturi. Pikërisht Fjetja e Hyjëlindëses Mari e njohur midis popullit si Shën. Mëria, si një nga festat kushtuar Nënës së Zotit, padyshim që ka traditë të madhe dhe të pasur në takimet dhe festimet e përbashkëta. Në këto takime shtrohet tryezë e përbashkët, por shprehet edhe fjalë të mira dhe dhurohet vëmendje dhe dashuri.

Duke i pasur parasysh të gjitha tundimet me të cilat po ballafaqohemi, të inspirohemi nga kjo festë e madhe dhe të mbetemi të bashkuar, unitarë, solidarë dhe të kujdesshëm për të afërmit. Vetëm kështu mund t’i tejkalojmë të gjitha krizat dhe tundimet.

Lutjet për Hyjëlindësen Mari, i ngrohshin zemrat tona dhe në fisnikërofshin me qetësi, shpirtëzim dhe besim në të ardhmen.

Për shumë vjet gëzuar festën.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....