Takimi Pendarovski-Borell: Maqedonia e Veriut është partner i dëshmuar, kurse realiteti i ri gjeopolitik dëshmon mbi nevojën e integrimit të rajonit në BE

14 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti përfaqësuesin e lartë mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Zhozep Borell, i cili në takimin me Presidentin e filloi vizitën në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Pendarovski e vlerësoi vizitën e përfaqësuesit të lartë Borell në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si vërtetim mbi përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos nën dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë.

Presidenti Pendarovski nënvizoi se fillimi i negociatave aderuese për vendin është testim për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendim për fillimin e negociatave aderuese me Këshillin e Bashkimit që në mars të vitit 2020. Ai bëri apel për realizim të shpejtë të vendimeve strategjike në lidhje me politikën e zgjerimit. Maqedonia e Veriut, tha Presidenti Pendarovski, u dëshmua si partner kredibil i Bashkimit Evropian dhe bllokada e mëtejshme për hapjen e negociatave aderuese, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme.

Duke diskutuar për invazionin ushtarak rus mbi Ukrainën dhe ndikimi i tij mbi sigurinë në kontinentin evropian si tërësi, bashkëfolësit e riafirmuan nevojën për ndalim urgjent mbi veprimet ushtarake në Ukrainë, kthimin e rendit të të drejtës ndërkombëtare dhe sa më shpejt që të jetë e mundur rindërtim të tërësishëm nga sulmi shkatërrues mbi Ukrainën
Përfaqësuesi i lartë e përshëndeti vendimin e vendit për t’iu bashkangjitur sanksioneve të BE-së për Rusinë, si rrjedhim Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet tërësisht politikës së përbashkët të jashtme dhe politikës së sigurisë të BE-së dhe pakos së sanksioneve të Bashkimit, duke përfshirë pakon e masave nga viti 2014.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi përfundimet e Samitit të liderëve të BE-së në Versaj, me theks në procesin e eurointegrimit me vendet e rajonit, ku fjalën kryesore e kanë vendet-anëtare.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...