Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindja

6 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindja, u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë ditën e Lindjes së Krishtit, kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju uroj festën e madhe të krishterë – Krishtlindjen dhe t’ju uroj festën e Lindjes së Krishtit ta kaloni para së gjithash në shëndet të mirë, në gëzime dhe në lumturi.

Krishtlindja vjen në fillim të vitit të ri dhe na jep fuqi dhe energji të vazhdojmë të ballafaqohemi me kokën lart me të gjitha sundimet jetësore, duke na rikujtuar kuptimin e ekzistencës sonë dhe duke na inkurajuar t’i japim vlerë jetës sonë duke shpërhapur dashuri dhe harmoni. Pikërisht në këtë festë të madhe të mbushur me besim dhe shpresë ta kthejmë vetëbesimin dhe optimizmin dhe të punojmë të përkushtuar në realizimin e qëllimeve tona.

Drita e Krishtlindjes ardhtë në shtëpitë tona dhe sjelltë prosperitet në familjet tona, në fqinjësinë tonë, në bashkësinë më të gjerë, në të gjithë shoqërinë. Të dhurojmë respekt dhe vëmendje, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun.

Krishti u lind!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...