Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadoren e Republikës Federative të Brazilit, Maria Edileuza Fontenele Reis.
Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i të dy shteteve në suazat e organizatave ndërkombëtare dhe është referuar se shkëmbejmë vlera të përbashkëta, sidomos në diplomaci, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe respektimin e sundimit të të drejtës.
Të dy bashkëfolësit konstatuan se edhe përkrah largësisë gjeografike midis dy vendeve mike ekziston potencial për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të investimeve, si edhe në fushën e kulturës dhe turizmit.
Duke e falënderuar ambasadoren braziliane për angazhimin dhe kontributin diplomatik, Presidenti Pendarovski i uroi sukses personal dhe profesional në të ardhmen.