Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Procesin “Bërdo-Brioni” në Republikën e Sllovenisë

12 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot, më 12 shtator 2022 do të qëndrojë në vizitë pune njëditore në Republikën e Sllovenisë me rastin e pjesëmarrjes në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin “Bërdo-Brioni”, me ftesë të Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Në këtë takim, i cili mbahet në Bërdo afër Kranjit, do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi dhe dy anëtarë të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Në takimin e liderëve do të diskutohet mbi temat aktuale kyçe në rajon dhe në Evropë, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, për gjendjen e sigurisë dhe agresionin rus mbi Ukrainën, si dhe për masat dhe mënyrat e ballafaqimit me krizën energjetike dhe ekonomike me të cilat po ballafaqohemi, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Procesi “Bërdo-Brioni” si iniciativë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë është formuar në vitin 2010, me qëllim të përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet zgjidhjes së çështjeve të hapura politike rajonale dhe bilaterale, si dhe një prej iniciativave më të rëndësishme politike në Evropën Juglindore, e cila e hapi, njëkohësisht, rrugën për formimin e Procesit të Berlinit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...