Takime të Presidentit Pendarovski me Eurokomesarin Oliver Varheji dhe me Përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Llajçak

27 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me Komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, si dhe me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Llajçak, duke e filluar kështu vizitën e tij të punës në Bruksel.

Në takimin me Komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për angazhimin e tij dhe mbështetjen për realizimin e përgjigjes për shpërndarjen e 651.000 dozave të vaksinës “Fajzer” për vendet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilave shteti ynë do të marrë 119.000 vaksina. Presidenti rekomandoi se është shumë e rëndësishme të përshpejtohet procesi i vaksinimit në periudhën e ardhshme dhe të mundësohet që jeta të kthehet në normale sa më shpejt, duke e falënderuar BE-në për mbështetjen e tërësishme dhe ndihmën në ballafaqimin me pandeminë, si dhe për solidaritetin e dëshmuar.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti rolin e Komisarit Varheji në përgatitjen e planit ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Evropian dhe i theksoi pritjet se zbatimi i tij do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm pozitiv mbi zhvillimin socioekonomik të vendeve dhe do ta përforcojë bashkëpunimin rajonal.

Të dy bashkëfolësit biseduan mbi mundësitë për hapërim të Maqedonisë së Veriut në eurointegrime, në kontekst të takimeve të ardhshme në suazat e Bashkimit Evropian që duhet të mbahen në maj dhe në qershor të këtij viti, si dhe mbi çështjet bilaterale lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi tejkalimin e problemeve me Bullgarinë.

Presidenti Pendarovski dhe Komisari Varheji e theksuan rëndësinë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, së shpejti, dhe fillimin formal të negociatave aderuese për aderim në Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

Në takimin me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjerë rajonale të Ballkanit Evropian, Mirosllav Llajçak, u fol mbi zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, si dhe mbi sfidat me të cilat po ballafaqohet në aspektin e stabilitetit rajonal.

Bashkëfolësit e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski rekomandoi se Maqedonia e Veriut është e përgatitur t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në.

Në suazat e vizitës në Bruksel, Presidenti Pendarovski sot do të takohet edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe mbrojtje të Bashkimit Evropian, Zhozep Borel, si dhe me eurodeputetin dhe referuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Kjuçuk.

Presidenti Pendarovski, nesër, më 28 prill, e mërkurë, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit