Presidenti Pendarovski e mirëpriti ambasadorin britanik Metju Loson

12 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral midis dy shteteve, si dhe mbi ngjarjet aktuale dhe sfidat në rajon, ku bashkëfolësit shprehën kënaqësinë nga zhvillimi i marrëdhënieve të përgjithshme, të cilat i karakterizon miqësia, besimi i ndërsjellë dhe partneriteti i fuqishëm.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Loson shkëmbyen mendime dhe informacione mbi çështjet aktuale lidhur me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimin e të dy shteteve në Aleancën e NATO-s, si dhe mbi çështjet bilaterale të interesit të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë me mbështetjen dhe ndihmën konkrete në realizimin e prioriteteve strategjike maqedonase dhe e falënderoi për mbështetjen e përhershme britanike për çështjet kryesore që nga pavarësia jonë deri më sot.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...