Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Mari Bërnz.
Në këtë takim, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë e zhvillimit të marrëdhënieve, bashkëpunimit dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se fillimi i Dialogut strategjik midis dy vendeve këtë vit, është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dhe zbatimin konkret të Partneritetit strategjik.
Në këtë bisedë, Presidenti e theksoi rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për stabilitetin, demokratizimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe e riafirmoi përgatitjen e palës maqedonase për bashkëpunim të mëtejshëm në suazat e NATO-s dhe kontribut në sigurinë kolektive.
Presidenti Pendarovski i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, angazhimin e tërësishëm dhe përkushtimin e ambasadores në përparimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, si edhe i uroi sukses në karrierën e mëtejshme.