Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Çaputova vendosën kurora pranë varrit të Goce Dellçevit në Kishën “Shën. Spas”

7 Shtator 2022 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës Sllovake Zuzana Çaputova në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Çaputova vendosën kurora pranë varrit të revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në Kishën “Shën. Spas”.

Paraprakisht, Presidenti Stevo Pendarovski në Kabinetin e Presidentit, në ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Presidenten Çaputova, kurse pas takimit tet-a-tet dhe takimit plenar të delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovakisë, u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski dhe Presidentes Çaputova.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....