Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska: Të punojmë të gjithë së bashku në ngritjen e vetëdijes mbi luftën kundër dhunës në bazë familjare dhe gjinore

3 Mars 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot e vizitoi Qendrën e kujdesit të viktimave të dhunës familjare në Strumicë.

Në periudhën e kaluar të pandemisë me kovid-19, për shkak të masave restriktive në lidhje me lëvizjen dhe kufizimet financiare, për fat të keq, është zmadhuar numri i rasteve të dhunës me bazë familjare dhe gjinore. Pikërisht për këtë gjë, është e nevojshme të inkurajohen viktimat e dhunës me bazë familjare dhe gjinore që ta paraqesin atë dhe të marrin mbrojtjen e nevojshme, kujdesin, si dhe ndihmën këshillëdhënëse profesionale për ballafaqim më të lehtë me pasojat e dhunës.

Bashkëshortja e Presidentit së bashku me Afrodita Shalën, shefen e Zyrës së UNFPA MK, e vizituan këtë qendër, ku u njohën me personat viktima që janë strehuar aty, si dhe me një pjesë të ekipit që u jep ndihmën e domosdoshme.

Qëllimi i vizitës është t’u japë mbështetje viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe familjare duke u treguar se duhet të punojmë të gjithë së bashku në ngritjen e vetëdijes dhe përparimit të shërbimeve në luftën kundër dhunës.

Qendra, e cila ka filluar me punën e vet në fillim të vitit të kaluar, është hapur nga Shoqata e qytetarëve “Skaj Pllus” nga Strumica në bashkëpunim me Komunën e Strumicës dhe subjektet shoqërore përgjegjëse, duke siguruar pranim dhe kujdes të personave viktima të dhunës me bazë familjare dhe gjinore.

Në këtë Qendër, personat viktima të dhunës me bazë familjare dhe gjinore përveç kujdesit, marrin edhe ndihmë dhe mbështetje psikosociale, trajtim për tejkalim të traumës, këshillim juridik, përfshirje në masat aktive për punësim me qëllim që të marrin pjesë në tregun e punës dhe që të arrijnë pavarësi financiare. Me këto aktivitete u mundësohet një periudhë e caktuar të jenë larg mjedisit në të cilin ka ndodhur dhuna, u jep shërbime nga puna profesionale këshillëdhënëse për tejkalim të pasojave nga dhuna dhe nëpërmjet përmbajtjeve të shumëllojshme aftësohen për shkathtësi të ndryshme sociale.

Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 e ratifikoi, kurse në vitin 2018 e miratoi Planin aksionar për zbatim të Konventës së Stambollit për parandalim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare fokusi i veçantë i të cilit është vënë në zbatimin e legjislacionit nacional dhe zhvillimin e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës në bazë gjinore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....