Ceremonia e ndryshimit solemn të flamurit shtetëror në Kabinetin e Presidentes Siljanovska Davkova në praninë e nxënësve nga shkollat nëntëvjeçare nga Shkupi

9 Maj 2025 | Kumtesat

Nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Gjorgjija Pulevski” nga Komuna e Aerodromit, “Shën.  Klimenti i Ohrit”, dhe “Kirill Pejçinoviq” nga Komuna e Kisella Vodës, sot e vizituan Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Të gëzuar, kureshtarë dhe të qeshur, të shoqëruar nga mësuesit e vet, nxënësit e ndoqën ceremoninë solemne të ndryshimit të flamurit shtetëror.   Kjo ceremoni interesante mbahet çdo të premten e dytë të muajit dhe realizohet nga Batalioni i Nderimit në Armatën maqedonase duke shprehur respekt ndaj flamurit maqedonas, si simbol shtetëror.

Pas përfundimit të këtij akti solemn, të rinjtë i vizituan hapësirat e Kabinetit dhe biseduan me Presidenten për obligimet e saj të punës, por edhe për jetën personale, duke filluar nga fëmijëria, ditët e shkollës dhe studentore, si dhe për karrierën e profesoreshës.

Në bisedën me nxënësit, Presidentja i inkurajoi të mësojnë dhe të besojnë në vetvete, ta respektojnë dijen, sepse ajo do t’i bëjë më garues, më të sigurt dhe më të suksesshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...