Fjalimi i Presidentit Pendarovski në ceremoninë solemne të dekorimeve me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë

8 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ceremoni solemne, sot i ka dekoruar sportistët maqedonas Olivera Nakovska-Bikovën, Branimir Jovanovskin, Shaban Tërstenën dhe Dejan Gerogievskin me mirënjohjen e lartë shtetërore Dekoratën “8 Shtatori”.

Në vijim është fjalimi i Presidentit Pendarovski.

Të nderuar,

Më 8 Shtator 1991, duke e shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes, shpallëm shtetin e pavarur dhe u përfshimë në një garë kulturore midis popujve. Fundi i Luftës së Ftohtë e shënoi fillimin e asaj gare të madhe ku shumë shtete nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore kanë punuar me këmbëngulje që të ndërtojnë institucione demokratike, stabile dhe funksionuese dhe të integrohen në botë.

Por, edhe pse filluam nga e njëjta pikënisjeje dhe luajtëm sipas rregullave, në periudha të caktuara si shtet u ballafaquam me standarde të dyfishta dhe gjykatës të njëanshëm që nuk na mundësuan gjithmonë vlerësim të drejtë të asaj që kemi arritur.
Në këtë rrugë të vështirë kemi arritur edhe suksese, por kemi sjellë edhe zhgënjime për qytetarët maqedonas. Energjinë shpeshherë e kemi harxhuar në akuzat dhe obstruksionet e ndërsjella, kurse në planin e brendshëm, sfida më e madhe me të cilën po ballafaqohemi edhe sot e kësaj dite janë ndarjet e thella në shoqërinë maqedonase në ekipin tonë. Bashkimi është parakushti kyç për sukses, kurse, që të jemi më të suksesshëm në garën midis popujve duhet të ripërtërijmë unitetin dhe ta kthejmë vetëdijen, jo për interesin personal, por për të mirën e përgjithshme.

Interesi personal, sado që të jetë nxitës i rëndësishëm i proceseve shoqërore, në vetvete, nuk mjafton që të ndërtohet një shoqëri me ndjenjë të zhvilluar për interesin nacional, për të mirën e përgjithshme. Si rrjedhim, nxitësit e vërtetë të unitetit duhet t’i kërkojmë midis atyre të cilët nuk janë motivuar nga interesat e ngushta, por nga qëllimet më të larta.

Midis heronjve të rrallë të pavarësisë maqedonase janë edhe sportistët të cilët me sukseset e veta na lidhin edhe kur jemi të ndarë thellësisht. Do të na bashkojnë madje edhe kur jemi të ndarë thellësisht. Do të filloj me njeriun i cili në vitin 1992 na e solli medaljen e parë në pavarësi – kampionin tonë paraolimpik Branimir Jovanovski. Përveç arit nga Barcelona, Branimir ka fituar mbi 50 medalje në kampionatet dhe kupat botërore dhe evropiane dhe është kampion i shumëfishtë shtetëror maqedonas në qitje në pistoletë me ajër. Si trajner, përvojat e veta i shkëmben me vetëmohim me të tjerët. Si aktivist qytetar, nëpërmjet “Mobilitet Maqedonia”, Branimiri me vite po lufton për një shoqëri solidare me mundësi të barabarta për të gjithë, ku do të mund të jetojnë si të barabartë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Branimiri arriti të inspirojë shumë bashkëqytetarë tanë që t’i tejkalojnë pengesat. Midis tyre është edhe rekorderja jonë paraolimpike në qitje Olivera Nakovska-Bikova. Atë e mbajmë mend të gjithë me medaljen e artë që e ka marrë në Lojërat verore paraolimpike në Londër në vitin 2012. Me mbi 20 medalje në kampionatet dhe kupat evropiane dhe ndërkombëtare ajo këtë vit për herë të dytë u bë kampione evropiane. Falë dorës së saj të qetë dhe fokusit tek shënjestra, ajo e mban rekordin botëror paraolimpik në qitje me pistoletë në ajër. Olivera na dëshmoi se për integritetin e njeriut nuk është i rëndësishëm vetëm integriteti fizik por edhe integriteti i personit, i karakterit.

Lojërat paraolimpike janë vendosur me të padrejtë nën hijen e atyre olimpike. Rrëfimet jetësore të paraolimpikëve tanë dëshmojnë se sekreti i suksesit të tyre qëndron te fakti se para vetes kanë qëllim më të lartë, sepse nuk luftojnë vetëm për fitore në terren, por edhe për fitore mbi paragjykimet shoqërore dhe lëshimeve të sistemit.

Prandaj përveç identitetit maqedonas, duhet të flasim edhe për karakterin e shoqërisë maqedonase. Me identitet lindim, por karakterin e zhvillojmë. Kurse karakteri i vërtetë i një shoqërie shihet në raportin ndaj anëtarëve të saj më të lëndueshëm.

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot me ne është edhe veterani ynë paraolimpik Shaban Tërstena. Në vitin e largët 1984 në Los Anxhelos, në 19 vjet u bë mundësi më i ri që ka marrë medalje ari në lojërat olimpike. Katër vjet më vonë, në Seul ka marrë argjend, kurse në karrierën e vet ka qenë kampion i dyfishtë evropian dhe nënkampion i katërfishtë evropian. Me prejardhje nga një familje modeste dhe e varfër, suksesi i tij është rezultat i sakrificës kolosale.

Tërstena njihet edhe për kujdesin e tij si mentor për brezat më të rinj të sportistëve. Ai edhe sot e përdor përvojën dhe emrin e vet si sportist maqedonas i shekullit të 20-të që t’i promovojë talentet e reja sportive dhe t’i ndihmojë që të arrijnë majën olimpike.

Në fund, midis nesh është edhe olimpiku më i ri, Dejan Georgievski, i cili vitin e kaluar në Lojërat olimpike në Tokio e fitoi medaljen e argjendtë, pasi paraprakisht e ka mundur kampionin botëror në tekvondo. Ky sukses i madh olimpik në Maqedoninë e Pavarur e ngriti moralin e kombit në kohën e tundimeve të mëdha.

Edhe pse ndërkohë u bë kampion evropian, nuk mund të mos e vini re modestinë e tij. Ai flet shumë pak për veten dhe për arritjet e veta, kurse më shumë për njerëzit rreth tij, për trajnerin e tij, për ekipin dhe familjen e tij, për bashkëqytetarët e tij. Kur e pyetën se si e përballon popullaritetin pas suksesit në Tokio, Dejani deklaroi se është i habitur që njerëzit e falënderojnë atë, kur ai duhet t’i falënderojë ata për mbështetjen e cila e motivon që të stërvitet edhe më shumë. Pikërisht orientimi i tillë jo ndaj vetes, por, ndaj të tjerëve, është shembull për patriotizmin e vërtetë.
Të nderuar bashkëqytetarë,

Këta sportistë vijnë nga një vend, i vogël në territor, me resurse të kufizuara dhe, për fat të keq, investime modeste në sport. Por kjo nuk i ka lëkundur të punojnë me sakrificë për lavdi sportive të atdheut tonë të përbashkët. Prandaj në Ditën e Pavarësisë me Dekoratën “8 Shtatori” i falënderojmë heronjtë tanë sepse nëpërmjet sukseseve të tyre të larta sportive e afirmuan shtetin maqedonas.

Vlerat e tyre sportive dhe njerëzore – solidariteti, integriteti, sakrifica dhe modestia janë parakusht për ndërtim të shoqërisë humane të të drejtëve. Heronjtë tanë janë shembull i përkryer për brezat e rinj, sepse i motivojnë jo vetëm që të jenë sportistë të përkryer por edhe njerëz të mirë, shembull për mjediset ku jetojnë.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Nëse kuptohet dhe praktikohet si duhet, sporti e mbron identitetin, e ndërton karakterin dhe e transformon shoqërinë në mënyrë pozitive.

Themeluesi i lojërave moderne olimpike, duka De Kuberten, besonte në fuqinë e sportit për të pajtuar njerëzit dhe popujt duke u mundësuar të fokusohen te ajo që i lidh, në vend se tek ajo që i ndan. Prandaj, ideali qendror i olimpizmit është paqja.
Dr. Ludvig Gatman, i ka themeluar Lojërat paraolimpike sepse, për dallim nga bashkëkohësit e vet të cilat te personat me aftësi të kufizuar fizike shikonin pacientë të sakatuar në shtratin e vdekjes, ai ka parë njerëz me potencial dhe guxim kolosal. Ideali i tij ka qenë njohja e dinjitetit të të ndryshmëve prej nesh.

Në këto dy ideale të larta olimpike dhe paraolimpike qëndron ajo që na nevojitet më shumë sot: kurse kjo është përgatitja që ta dallojmë më të mirën te tjetri, tek i ndryshmi prej nesh. Prandaj të bashkuar, të pasuruar me të gjitha talentet dhe dallimet tona, si një ekip maqedonas, të vazhdojmë ta ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët.

Për shumë vjet gëzuar pavarësinë!
Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...