Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së Shenjtorit Sava

27 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e festës “Shën. Sava”,  i uroi pjesëtarët e bashkësisë serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë të nacionalitetit serb,

Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj përzemërsisht ditën nacionale të serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Shën. Savën dhe t’ju uroj festën, para së gjithash, ta kaloni në shëndet të mirë, të mbushur me lumturi dhe me fat.

Dita e kryepeshkopit, iluministit dhe spiritualistit të parë serb – Shenjtori Sava, 27 Janari, është më shumë se ditë nacionale e bashkësisë serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është padyshim një nga festat më të rëndësishme nacionale dhe spiritualiste të popullit serb. Pikërisht nëpërmjet traditave, zakoneve dhe trashëgimisë së vet, serbët, si pjesë e pandashme e Republikës shumetnike të Maqedonisë së Veriut e pasurojnë kulturën tonë dhe lenë vulë në jetën shoqërore.

Të nderuar,

Dëshiroj mençuria, spiritualiteti dhe qëndrueshmëria e Shenjtorit Sava të jenë motivim dhe shembull për tejkalim të të gjitha tundimeve dhe vështirësive dhe të na inspirojnë në vendosjen e paqes, harmonisë dhe mirëqenies.

Gëzuar 27 Janarin, Ditën e Shën. Savës.

Stevo Pendarovski

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....