Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke

21 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke, u dërgoi urim përfaqësuesve të bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë të bashkësisë turke,

Jua uroj përzemërsisht 21 Dhjetorin – Ditën e Mësimdhënies në Gjuhën Turke dhe ju dëshiroj shumë shëndet, gëzime dhe bereqet.

Kjo ditë lidhet me fillimet e shtetit të lirë maqedonas dhe Deklaratën e KAÇKM-së për të drejtat themelore të qytetarëve me të cilën garantohet e drejta e jetës së lirë nacionale për bashkësitë joshumicë. Një nga frutat e para të kësaj deklarate ishte mësimdhënia në gjuhën amtare për shumicën e bashkësive, duke përfshirë edhe bashkësinë turke. Prej atëherë e deri më sot, arsimi në gjuhën turke kontribuon në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës turke dhe në kultivimin e bashkëjetesës në shoqërinë maqedonase shumetnike, shumëgjuhësore dhe shumëfetare.

Si qytetarë besnikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e bashkësisë turke janë njëkohësisht edhe urë bashkëpunimi me Republikën mike të Turqisë.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohemi si shtet dhe shoqëri. Besoj se përfaqësuesit e bashkësisë turke do të vazhdojnë ta japin kontributin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit stabil, të drejtë dhe me prosperitet për të gjithë.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...