Presidenti Pendarovski dërgoi urim me njohjen kanonike të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit

10 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e njohjes kanonike të Kishës sonë nga Patriarkana e Shenjtë i dërgoi urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan.

I nderuar z.z. Stefan,

Me gëzim të madh e mora lajmin për vendimin historik të Sinodit të shenjtë dhe të lartë të Patriarkanës Ekumenike dhe Shkëlqesisë së Tij, Patriarkut Ekumenik z.z. Bartolomeu. Më lejoni, Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, të gjithë priftërisë dhe murgjve dhe të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse t’jua uroj lajmin për njohjen kanonike të Kishës sonë nga Kisha Amë.

Me këtë vendim të rëndësishëm korrigjohet një padrejtësi e gjatë historike ndaj Kishës sonë dhe besimtarëve të saj dhe shërohen plagët e thella nga izolime me dekada të tëra me të cilat u ballafaqua Kryepeshkopata e rinovuar e Ohrit. Duke e pranuar Kishën tonë në kungimin eukaristik, Patriarkana Ekumenike i fshiu ndarjet e krijuara artificiale dhe e hapi hapësirën për ndërtimin e bashkimit shpirtëror të besimtarëve ortodoksë.

Me hapin e tillë, Patriarku Bartolomeu dhe Patriarkana Ekumenike jo vetën që e njohin realitetin kishës sonë të gjallë ortodokse, por e pranojnë edhe vazhdimësinë e saj historike me Kryepeshkopatën e lashtë të Ohrit e cila nëpër shekuj ka qenë strehë dhe burim i fuqisë shpirtërore dhe i shpresës për besimtarët ortodoksë.

Besoj se me këtë vendim hapet mundësi për një rritje të re dhe të pangarkuar shpirtërore të Kishës sonë dhe për përparim dhe pajtim të shoqërisë maqedonase.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....