Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadorit të sapoemëruar të Zvicrës, Christoph Sommer

6 Nëntor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredencialet e Ambasadorit të sapoemëruar të Konfederatës së Zvicrës, Christoph Sommer.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin tre-dekadësh si miqësor dhe të frytshëm, duke shprehur vendosmëri dhe gatishmëri për zgjerimin dhe thellimin e tij.

Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi Ambasadorin e Zvicrës për mbështetjen e tij të vazhdueshme të integrimit europian të Maqedonisë. Gjithashtu, Presidentja Siljanovsa Davkova i dha njohje Zvicrës lidhur me donacionet e saj të shumta dhe të vlefshme në fushën e mbrojtjes së të rinjve dhe grave, mjedisit, si dhe në përforcimin e përfshirjes dhe përgjegjësisë.

Për Ambasadorin Sommer, diaspora maqedonase me 100,000 banorë është një aktor i vlefshëm dhe i respektuar në shoqërinë zvicerane.

Të dy e konsiderojnë bashkëpunimin shumëpalësh, veçanërisht në lidhje me kandidimin për pozicione prestigjioze, të dobishëm, konstruktiv dhe të suksesshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) nga Parlamenti Europian, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare "Quo vadis Europa 2025?", që u mbajt në Shkup. [gallery...