Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman

27 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti në takim ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës, Veronik Ulman.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral midis dy shteteve, që i lidh një miqësi tradicionale dhe të sinqertë të bazuar në bashkëpunimin dhe respektim e ndërsjellë.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se te Zvicra, me të cilën këtë vit shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, shohim një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve të politikës së jashtme.

Në takim, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e mbështetjes zvicerane për institucionet maqedonase, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, por edhe për shoqërinë qytetare dhe theksoi se e vlerësojmë faktin veçanërisht që Zvicra është donatori ynë më i madh bilateral.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën për përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, si nëpërmjet promovimit të mëtejmë të tregtisë ashtu edhe nëpërmjet rritjes së investimeve zvicerane.

Në takim u theksua edhe diaspora e madhe maqedonase në Zvicër si aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...