Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke

21 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 21 dhjetorit Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, shprehu urimin për pjesëtarët e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë turq,

Më lejoni t’ju përgëzoj përzemërsisht për Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke, 21 dhjetorin, dhe t’ju uroj shëndet, lumturi, gëzim dhe mirëqenie.

Pikërisht në këtë ditë të vitit 1944, kur po hidheshin themelet e shtetit maqedonas, filloi mësimi në gjuhën turke. Kjo mundësoi arsimimin në gjuhën amtare të anëtarëve të komunitetit turk, si një element i domosdoshëm për ruajtjen dhe edukimin e identitetit kombëtar, traditës dhe kulturës. Jemi të lumtur që kjo datë e rëndësishme është gjithashtu një festë e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarët tanë janë krenarë për të.

Te dashur miq,

Komuniteti etnik turk është pjesë integrale e shtetit tonë multietnik dhe multikulturor dhe secili prej anëtarëve të tij kontribuon në ndërtimin Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet demokratik, me prosperitet dhe të zhvilluar. Ju paraqisni një lloj ure bashkëpunimi me Republikën mike të Turqisë, e cila është mbështetësi ynë i sinqertë dhe i përkushtuar.

Edhe një herë duke uruar festën, uroj që në këto kohë krize të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19 të mbroni shëndetin tuaj dhe të dashurve tuaj dhe të qëndroni të bashkuar dhe solidarizuar.
Gëzuar 21 dhjetorin, Ditën e Mësimit në Gjuhën Turke.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...