Urimi i Presidentit Pendarovski për besimtarët e krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian

24 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendadovski, me rastin e festës së madhe të krishterë – Krishtlindjen, u dërgoi urime dr. Kiro Stojanovit, Peshkopit të Shkupit dhe Ekzarkut Apostolik të Strumicës dhe Shkupit dhe të gjithë besimtarëve të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni, të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian, t’jua uroj festën e madhe dhe t’ju dëshiroj ditët e festës t’i kaloni në paqe dhe në harmoni, të mbushura me gëzim dhe lumturi.

Festa e Lindjes së Krishtin gjithmonë na kujton kohën e kaluar në rrethin e më të afërmve, në ngrohtësinë e shtëpive tona. Ta respektojmë traditën dhe këtë vit ta festojmë me familjen më të afërme, të anashkalojmë lëvizjet, tubimet dhe të kontribuojmë, me sjelljen tonë të përgjegjshme, në pengimin e shpërhapjes së virusit të kovid-19 dhe në ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë. Madhështia e kësaj feste dhe rëndësia e saj qofshin mbështetje shpirtërore dhe shpresë për tejkalimin e krizës dhe për kthimin përfundimtar në përditshmërinë normale.

Shpresoj se do të kemi sukses në ruajtjen e energjisë dhe ndriçimit të festave të Krishtlindjeve gjatë gjithë vitit, duke mbetur të kujdesshëm, solidarë dhe humanë, duke pasur gjithmonë mendim të mirë dhe duke dhuruar dashuri.

Krishti u lind!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit