Urimi i Presidentit Pendarovski drejtuar besimtarëve të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian

17 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urim Kiro Stojanovit, Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni t’Jua uroj festën më të madhe të krishterë – Pashkën e Madhe.

Ju dëshiroj nga zemra festën e Ringjalljes së Krishtit ta prisni në shëndet të mirë, të mbushur me paqe, harmoni, gëzim dhe me lumturi. Pikërisht në këto ditë festash, të inspiruar nga fitorja e Krishtit mbi vdekjen, të ripërtërijmë besimin dhe shpresën dhe të frymëzuar të bëjmë vepra të mira dhe të dhurojmë dashuri pa kushte.

Për fat të keq edhe këtë Pashkë të Madhe e presim duke u ballafaquar me një numër kërcënimesh ekonomike, të parimëkëmbur nga pandemia e kovid-19, kurse tashmë në kontinentin tonë kemi një konflikt të ashpër ushtarak në të cilin vuajnë më të lëndueshmit. Edhe në shekullin XXI njerëzimi rrezikohet nga mostoleranca dhe nga urrejtja dhe nuk po gjen mënyrë për zgjidhje paqësore të konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve.

Shpresoj se drita e Pashkës do të jetë nxitje dhe inspirim që të jemi të qëndrueshëm dhe të mos i humbin humanizmin dhe mirëbërjen në luftën për ekzistencës. T’u japim dorën të gjithëve që janë në nevojë dhe atyre që u nevojitet ndihmë, duke e ndjekur shembullin e Krishtit dhe duke mësuar nga fjalët e tij.

Për shumë vjet gëzuar festën e madhe!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....