Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës myslimane Kurban Bajram

20 Korrik 2021 | Kumtesat

I nderuar Reisul Ulema
Haxhi Hfz. Shaqir ef. Fetahu,

Kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh, Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, muftive, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Dëshiroj me sinqeritetin më të madh që këtë festë ta kaloni, para së gjithash, me shëndet të mirë, të mbushur me gëzime, dashuri dhe lumturi. Edhe këtë vit Kurban Bajrami, në përputhje me traditën, qoftë në shpirtin e ndihmës dhe të dhurimit, kujdesit dhe shkëmbimit të ndërsjellë. Të jemi të hapur dhe solidarë me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje jo vetëm në ditët e festave por edhe gjatë gjithë vitit.

Në një kohë kur i gjithë njerëzimi po ballafaqohet ende me pandeminë e kovid-19 dhe me pasojat e saj shkatërruese, nevojitet që t’i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet dhe të bashkuar të punojmë për të mirën e çdo qytetarit tonë. Besoj se Bashkësia Fetare Islame dhe të gjithë besimtarët e saj do të kontribuojnë edhe mandej në mënyrë të përkushtuar në luftën e përbashkët kundër të gjitha sfidave të cilat qëndrojnë në rrugë e prosperitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....