Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

22 Nëntor 2021 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë të kombësisë shqiptare,

Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ju uroj me sinqeritetin më të madh festën ta kaloni, para së gjithash, me shëndet të mirë, gëzime dhe mirëqenie.

Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, që është bërë para 113 vjetësh në Manastir, nuk ishte vetëm një pikë kthimi në kodifikimin e gjuhës shqipe dhe etablimin e saj, por edhe një nismë e rëndësishme kulturore, shpirtërore dhe kombëtare e popullit shqiptar. Si rrjedhim, 22 Nëntori ka rëndësi thelbësore për shqiptarët dhe nuk është vetëm festë e tyre nacionale, por një datë të cilën e festojnë me pietet të gjithë qytetarët në Republikën tonë multikulturore dhe shumetnike të Maqedonisë së Veriut

Të nderuar bashkëqytetarë,

Po jetojmë në një kohë me të vërtetë të koklavitur dhe të paqetë. Pikërisht tani duhet të dëshmojmë se bashkimi, solidariteti, respektimi dhe nderimi i ndërsjellë, do të vazhdojnë të jenë bedeni ynë i sigurt para të gjitha sfidave dhe vështirësive të cilat po i jetojmë. Të mos e humbim vullnetin dhe shpresën, dhe të punojmë për prosperitetin dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë.

Gëzuar 22 Nëntorin!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...