Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 23 Majit, Ditës Nacionale të Vllehve

23 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit, Ditës nacionale të Vllehve u dërgoi urim të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’jua uroj 23 Majin, Ditën Nacionale të Vllehve dhe me sinqeritetin më të madh t’ju dëshiroj që festën ta kaloni në shëndet të mirë dhe humor të këndshëm, duke shpërhapur gëzim dhe mendime të mira me më të afërmit tuaj.

Para 117 vjetësh më 23 maj me dekret nga sulltani Abdyl Hamid, në suazat e Perandorisë Osmane janë njohur të drejtat nacionale të vllehve. Kështu u hap mundësia për arsim në gjuhë amtare që është një nga shtyllat e identitetit nacional dhe kulturor për çdo popull. Jemi të lumtur që në atdheun tonë të përbashkët, përfaqësuesit e bashkësisë vllahe, si edhe bashkësitë e tjera etnike i kanë të gjitha mundësitë për ruajtjen dhe përforcimin e identitetit të vet gjuhësor dhe kulturor. Me traditat, kulturën, folklorin e tyre, vllehtë e pasurojnë thelbësisht shoqërinë tonë shumëkulturore dhe shumetnike.

Të nderuar,

Sfidat dhe problemet shëndetësore, ekonomike, sociale dhe të sigurisë me të cilat po ballafaqohet e gjithë bota mund t’i tejkalojmë vetëm nëpërmjet bashkimit, kohezionit dhe solidaritetit. T’i japim dorën dhe të jemi gjithmonë mbështetje e njëri-tjetrit dhe me përgjegjësi dhe me përkushtim të kontribuojmë në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mirëqenien e çdo bashkëqytetarit tonë.

Gëzuar 23 Majin, Ditën Nacionale të Vllehve!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit