Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit – Ditës Nacionale të Vllehve, u dërgoi urim përfaqësuesve të bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar bashkëqytetarë,
Më lejoni t’jua uroj 23 Majin – Ditën Nacionale të Vllehve.
Në këtë ditë, në vitin 1905 është nxjerrë dekret me të cilin në suazat e Perandorisë Osmane është njohur realiteti se vllehtë janë popull i veçantë me gjuhën e vet, kulturën e vet dhe me identitetin e vet. Kështu u hap një kapitull i ri në historinë e gjatë dhe të pasur të popullit vllah, që dëshmon edhe për kontributin e madh të vllehve në luftën për shtetin e lirë dhe të pavarur maqedonas.
Sot, përfaqësuesit e bashkësisë vllahe në Maqedoninë e Veriut e realizojnë të drejtën e organizimit qytetar dhe politik, duke i gëzuar të gjitha të drejtat si dhe bashkësitë e tjera etnike. Vllehtë kontribuojnë aktivisht në rrjedhat shoqërore dhe në të gjithë segmentet e jetës së përditshme.
Obligimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është të vazhdojë ta ruajë, zhvillojë dhe ta promovojë identitetin etnik, gjuhësor dhe kulturor të Vllehve në shpirtin e vlerave evropiane.
Gëzuar 23 Majin – Ditën Nacionale të Vllehve.
Stevo Pendarovski