Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i uroi qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju uroj 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë kujtojmë të gjithë të rinjtë guximtarë, të cilët duke mos mundur të pajtohen me gjendjen e vështirë të popullit të maqedonas, në vitin 1893 e formuan Organizatën revolucionare maqedonase. Të inspiruar nga kjo ide, brezat atdhedashës u përfshinë në luftën e gjatë për një republikë të lirë maqedonase, të bazuar në themelet e drejtësisë, lirisë dhe jetës dinjitoze, ku do të ketë vend për çdo burrë dhe grua, pavarësisht nga kombësia, gjuha dhe feja. Ai vizion i guximshëm që i lidh Ilindenin 1903 dhe KAÇKM-në 1944 më në fund u realizua më 8 shtator 1991 me shtetin e pavarur maqedonas.

Brezi ynë po kalon nëpër një periudhë të sfidave të thella globale dhe të pasigurisë së madhe. Evropa dhe bota po ballafaqohen me krizën ekonomike dhe energjetike që fillimisht janë shkaktuar nga pandemia, por janë thelluar në mënyrë drastike nga lufta në Ukrainë.

Që të ballafaqohemi me sukses me këto sfida duhet të pajtohemi dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët dhe ta ndërtojmë me përkushtim Republikën e Maqedonisë së Veriut si një shtet të përparuar evropian me kulturë demokratike të zhvilluar, ekonomi të qëndrueshme dhe me institucione transparente. Si vend në të cilin do të sundojë drejtësia, kurse padrejtësia është sanksionuar, në të cilin brezat e rinj do të mund të jetojnë me dinjitet me mundësi të barabarta për përparim.

Gëzuar 23 Tetorin.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit