Urimi i Presidentit Pendarovski për besimtarët e krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian

24 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin festës së madhe të krishterë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen, u dërgoi urime dr. Kiro Stojanovit, Peshkopit të Shkupit dhe Ekzarkut Apostolik të Strumicës dhe Shkupit dhe të gjithë besimtarëve të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni, t’u dërgoj urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë festën e madhe të krishterë, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.

Krishtlindja si një nga ditët më të shndritshme dhe më fisnike në krishterim, na kujton vlerat themelore të njeriut, të jetojmë në paqe dhe në harmoni, të jemi të ndershëm dhe dinjitozë, solidarë dhe të drejtë. Kjo festë e madhe e krishterë në zemrat tona strehon gëzimin, dashurinë dhe shpresën.

Në këto kohë të vështira sfidash dhe pandemie, është mirë të kujtojmë se drita e Lindjes së Krishtit na bashkon në besim dhe bamirësi, sepse me shpresë dhe me dashuri dilet fitimtar edhe ndaj tundimeve më të vështira.

Si qytetarë të përgjegjshëm, në ditët festive që vijojnë, të jemi edhe mandej të kujdesshëm, duke e ruajtur dhe mbrojtur shëndetin personal, kurse nëpërmjet kësaj edhe shëndetin e më të afërmve tanë.

Ju uroj Krishtlindjen ta kaloni në shëndet të mirë, midis më të afërmve të vet.

Gëzuar Krishtlindjen!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....