Presidenti Stevo Pendarovski, dërgoi urim me rastin e festimit të 24 Majit, Ditës së Iluministëve Pansllavë, Shën. Kirili dhe Metodij.
Të nderuar qytetarë,
Sot, më 24 maj, ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me popujt e tjerë të rajonit gjuhësor sllav, e festojmë veprën e iluministëve pansllavë, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodij.
Shën. Kirili thotë se “pa libër të gjithë popujt janë të zhveshur” dhe nën ndikim të asimilimit dhe zhdukjes. Duke e krijuar alfabetin e parë të shkruar sllav – glagolicën dhe duke i përkthyer Librin e Shenjtë dhe tekstet e tjera kishtare dhe shenjtërore në gjuhën e vjetër sllave, vëllezërit e shenjtë hapën pikëpamjet të reja arsimore, shpirtërore dhe kulturore për popujt sllavë në Evropë. Kështu Shën. Kirili dhe Metodij popujve sllavë u dhanë çelësin e vetidentifikimit dhe vetpërcaktimit nëpër shekuj. Duke e mbrojtur të drejtën fondamentale të popujve sllavë në gjuhën dhe shkrim-leximin e vet, Shën. Kirili dhe Metodij luftuan për dinjitetin e diversitetit si vlerë thelbësore evropiane.
Gjuha maqedonase, si dhe çdo gjuhë tjetër sllave, është degë e pemës së mbjellë nga Shën. Kirili dhe Metodij dhe nxënësit e tyre, midis të cilëve edhe Shën. Klimenti dhe Shën. Naumi i Ohrit. Çfarë frutash do të mbledhim varet nga fakti se sa investojmë në degën tonë maqedonase të pemës gjuhësore sllave. Ky është obligimi ynë për gjeneratat paraardhëse dhe pasardhëse, por edhe kontributi ynë në hapësirën evropiane, kulturore, arsimore dhe qytetare.
Për shumë vjet gëzuar 24 Majin – Ditën e Iluministëve Pansllavë!
Stevo Pendarovski